Filipçe në koordinim me drejtorët e Klinikave: Gjendja në spitale është serioze, qytetarët t’i respektojnë masat


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, pas koordinimit me drejtorët e Covid-Qendrave, theksoi se sistemi shëndetësor menaxhohet çdo ditë, por se situata me spitalet është shumë serioze. Filipçe iu bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat.
“Këtë mëngjes kam pasur një koordinim të rregullt me ​​drejtorët e Klinikave ku diskutuam për gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 dhe për kapacitetet spitalore.

Sistemi shëndetësor menaxhohet çdo ditë, sigurohen shtretër të rinj, personeli mjekësor është mobilizuar plotësisht, por situata në spitale është shumë e serioze.
Prandaj, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat për të na ndihmuar të mbajmë sistemin shëndetësor të qëndrueshëm, në betejën me pandeminë Covid,” shkruan Filippe në Facebook.