Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 1.272 raste pozitive me Covid-19, nga 3.948 teste të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 33 viktima dhe 868 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 620.810teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 128.511. Jetën e kanë humbur 3.749 persona, kurse janë shëruar 106.392 të tjerë.