Vendi ynë aktualisht po kalon në pikun e valës së tretë të pandemisë. Ky është vlerësimi mjekëve që punojnë çdo ditë në terren me pacientë të prekur nga CoVid-19. Shumica e tyre thonë se shifrat e rritura te rasteve të reja kanë arritur të normalizohen, por gjatë 2 javëve të ardhshme vd*ekshmëria do jetë e lartë. Mikrobiologu Nikolla Panovski parashikon se gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe rreth 300 vi*ktima, që janë çereku i pacientëve të cilët aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore po kurohen nëpër spitale. Sipas tij, tani është vonë të shtohen masat restriktive, pasi që të njëjtat duhej të bëheshin para 2 jave.
Duhej të shtrëngoheshin masat nëse themi se kjo javë dhe e ardhshmja janë piku, për të parandaluar valën, masat duhet të silleshin së paku dy javë më herët. Edhe të merren tani masa, nuk do kenë efekt se njerëzit vetëm se janë në inkubacion dhe janë të infektuar. Absolutisht, duhej të mbylleshin disa objekte jo aq të rëndësishme, për fat të keq kjo nuk ndodhi – deklaroi Nikolla Panovski, Mikrobiolog.
Ndërkaq, në koordinimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive për situatën epidemiologjike, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se masa restriktive nuk do të ketë meqë ende ka kapacitetet të lira spitalore dhe se imunizimi i popullsisë do të jep efekt.
Sipas analizave të epidemiologëve nuk ka nevojë për rekomandim të masave të reja restriktive, përkatësisht të njëjtat nuk do të jepnin rezultat duke pasur parasysh faktin që gjendemi në fund të aktivitetit, të virusit të frymëmarrjes, gjegjësisht në javën e 6 nga 8 javët e valës së tretë të pandemisë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raporteve ditore të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 3,700 pacientë, prej tyre 213 vetëm në shtatë ditët e fundit. Numri i rasteve aktive është rritur në 18 mijë të infektuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë të shtruar në spital është 1,577 dhe aktualisht ka rreth 260 shtretër të lirë në spital, ndërsa në Shkup trajtohen 666 pacientë shumica prej tyre në oksigjeno terapi.