Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas pranimit të 24 mijë dozave të vaksinave Astra Zeneca nga COVAX mekanizmi tha se gjatë muajit prill priten të vijnë edhe 76 mijë doza tjera nga po i njëjti mekanizëm shpërndarës. Filipçe theksoi se vaksina e AstarZeneca fillimisht duhet të miratohet nga Agjencisë i Ilaçeve Malmed.
“Vaksinimi do të nis të mërkurën, pasi të mbaroj puna administrative e Agjencisë për Ilaçe. Të parët do të vaksinohen 20 mijë persona që tashmë janë paraqitur, mbi 70 vjet me sëmundje kronike dhe sipas vendit ku jetojnë do të bëhet distribuim i vaksinave. Që do të thotë do të vaksinohen në pikat e tanishme të vaksinimit”, deklaroi Filipçe duke shtuar se gjatë muajin prill pritet të vijnë edhe 76 mijë doza nga mekanizmi Covax.
Filipçe tha se së shpejti priten të vijnë edhe doza shtesë, dhe se pritet të nis vaksinimi masiv i popullatës që sipas tij do të realizohet në sallën sportive “Boris Trajkovski”.
“Kemi lajme të mira edhe nga Bashkimi Evropian, në muajin prill duhet të arrijnë edhe vaksina tjera nga Kina dhe të tjerët që do të thotë se të gjithë të paraqiturit, sipas kategorive të rre*zikuara dhe kategorive me prioritet do të thirren përmes këtij sistemi kurse vend për vaksinim masiv do të jetë salla “Boris Trajkovski”, tha Filipçe.