SKENË DRAMATIKE NË SHKUP: IA VË ARMËN NË KOKË TAKSISTIT, IA PLAÇKIT 2 MIJË DENARË


Një taksist mbrëmë në Shkup ka përjetuar një skenë që jemi mësuar ta shohim nëpër filmat aksion. Rreth orës 22:00, një preson i kishte kërkuar që ta dërgonte në një vendmabim në Çair, por në vend që t’ia paguajë biletën ia ka plaçkituar paratë. Personi i kishte vënë armën në kokë taksistit dhe e ka detyruar t’ia japë 2 mijë denarë. Më pas është larguar. Policia ka njoftuar se është duke u munduar ta gjejë të dyshuarin. /SHENJA/