Publikohet video se si sigurimi nxjerr jashtë nga emisioni konkurrentin e “Për’puthen”

Para pak ditësh, Erlindi vendosi të linte përfundimisht emisionin “Për’puthen” pas një debati të ashpër me Arjan Konomin. Ky i fundit akuzoi Kristianin se i kishte dhënë Erlindit një drogë që e ka shpërfytyruar. Kristiani e mohoi këtë gjë dhe tha se i ka dhënë çaj macha që përdoret nga shumë njerëz në botë.

Ndërkohë, Bora Zemani tha se Erlindi dhe Kristiani kanë prishur programin, ndaj është dashur ndërhyrja e rojeve që t’i largojnë ata të dy nga studioja.
Në fakt para nisjes së puntatës së sotme, Erlindi lajmëroi se kishte ikur vetë nga programi dhe se do të nxirrte në dritë gjithë të vërtetën.Përmes një videoje ai ka treguar së fundmi se bashkë me Kristianin kishin kërkuar që t’ju jepej kohë televizive për të sqaruar të vërtetën për “drogën”.

Ai tha se produksioni ua premtoi këtë gjë, por kjo nuk ndodhi dhe kur sot Kristiani tentoi të flitej është larguar me forcë nga rojet. Erlindi ka treguar se pas Kristianit është larguar nga emisioni dhe kërkon që Arjani e produksioni t’ju kërkojnë falje për lajmet e rreme që janë shpërndarë për ta.

Së fundmi, ai ka bërë publike një video nga prapaskena, ku tregon sesi ish-konkurrentët janë nxjerrë nga studioja.
“Security duke nxjerrë jashtë “kr*iminelin”. Vetëm sepse donim lirinë e fjalës.
Ps: Video e bërë të enjten”, ka shkruan Erlindi krahas videos.