Filipçe: Gjendja në spitale është shumë serioze


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorët e kovid-qendrave në vend. Filipçe ka falënderuar punonjësit shëndetësorë duke theksuar se gjendja në spitale është tejet serioze, por që falë tyre qytetarët po marrin ndihmën e nevojshme.

“Sistemi shëndetësor këto ditë po përballet me sfidën më të madhe që nga fillimi i krizës. Situata në spitale është shumë e serioze, por me një riorganizim të mirë të reparteve, po hapen hapësira të reja për trajtim të pacientëve me Covid-19. Shërbimet spitalore po funksionojnë normalisht edhe për ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore, për pacientët me sëmundje kronike gjendja e të cilëve është përkeqësuar, për ekzaminimet e pacientëve të cilët duhet të monitorojnë rregullisht gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.