Karaxhovski: Java e ardhshme kritike, bëni kujdes


Është kruciale java e ardhshme në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë, deklaroi sonte kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.

“Ende nuk e kemi arritur maksimumin. Çdo virus respirator e ka aktivitetin e vet gjashtë deri tetë javë. Për momentin jemi te java e gjashtë. Është kruciale java e shtatë në pjesën e të sëmurëve, të shtruarve në spitale, të vdekurve dhe shtretërve spitalorë”, tha Karaxhovski.

Tani për tani, siç theksoi, vlerësimet e Komisionit për Sëmundje Infektive janë se nuk ka nevojë për vendosjen e masave kufizuese shtesë sepse me ta asgjë nuk do të arrihej. Shembull janë shtete fqinje që vendosën karantinë, por numri i të sëmurëve nuk u ul.