Analisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ky i fundit tha se letër urimi i Arta Rama-Hajrizit për kryeministrin, Albin Kurti, e shkeli pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Indeksonline.
Mushkolaj publikoi dokumente të siguruara nga Klan Kosova, ku shihej që Hasani e kishte uruar Isa Mustafën kur ishte bërë kryeministër.
Postimi i plotë i Imer Mushkolajt:
Gjykata Kushtetuese i paska uruar të gjithë liderët kur janë zgjedhur nëpër pozita. Enver Hasani, i cili sot tha se urimi i kryetares aktuale për Albin Kurtin e rrëzon përtokë pavarësinë e gjykatës, e paska uruar Isa Mustafën. Avdullah Hoti paska pranuar urim, po ashtu. Urime nga gjykata paskan shkuar edhe për Thaçin, Veselin e Haradinajn. Kallxoni dikush Enverit, LDK’së, PDK’së e AAK’së. Le të lexojnë ma shumë, e mos t’ia futin kot, se marre