“Ah, shqiptar i madh e vëlla”, aktorët turq tronditen nga vdekja e Luran Ahmetit


Vdekja e aktorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti ka tronditur gjithë shqiptarët, por edhe artistit në Turqi.
Luran Ahmeti kishte interpretuar në një sërë filmash në Turqi si ‘Lugina e Ujqërve’ apo ‘Sulejmani i Madhërishëm’.

Artistët turq kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakoshme nga jeta të 46-vjeçarit shqiptar.
Alev Alev shprehet kështu: O shqiptar im, miku im i vjetër dhe i çmuar. Më thoje gjithmonë se ne jemi si dy male, prandaj jemi të palëvizshëm. Na dogje se brendshmi.
Aktorja turke Hazal Kaya shkruan në mesazhin e saj: Oh zemër … Do të më marrë malli shumë!

Një mesazh vjen edhe nga aktori Bulent Yaprak: Ah, shqiptar i madh. Le të vazhdojë revolucioni jot.
Tolga Tekin: Le të jetë hapësira juaj një parajsë, vëlla i dashur
Celil Nalcakan: Gjithmonë e kam pasur zili aktrimin tuaj, kam dashur të luajmë së bashku, nuk kisha fat. Zoti e bekoftë shpirtin tuaj, i dërgoj ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij. Unë jam shumë i trishtuar.

Ceyda Ates: I dashuri im Luran … Lamtumirë, nuk do t’i harrojë ditët tona në Maqedoni.
Levent Sulun: Ahhhhh vëllai im … Ahhhhh shqiptar i madh! Sëmundja Covid ju mori nga ne. Familja juaj, të dashurit tuaj. Zoti të mëshiroftë, qofsh i parajsës, vëllai im …
Veda Yurtsever: Oh, zemër, o djalë shqiptar, fli i qetë.
Gonca Vuslater: Zemra ime është copëtuar me këtë lajm.