New Yorku legalizon ka*nabisin

Ligjvënësit dhe guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, arritën një marrëveshje për të legalizuar ka*nabisin rekreativ, duke hapur derën për një industri miliarda dollarëshe në këtë shtet amerikan.
Ndërsa legjislacioni do të marrë kohë deri në finalizim, media të shumta raportojnë se “Ligji i Ka*nabisit” ishte planifikuar të kalonte javën e ardhshme si pjesë e buxhetit të shtetit.

“Më në fund do të jemi në gjendje të themi se do të kemi një industri për ka*nabis që siguron njerëzit që blejnë produktin se po blejnë një produkt të ligjshëm nga kompanitë legjitime”, ka thënë senatori i shtetit Liz Krueger.

Ligji i ri, i cili do të zbatohet për banorët e New Yorkut mbi 21 vjeç, do ta bënte të ligjshëm blerjen dhe posedimin e deri në 3 gramë ka*nabis për përdorim personal, me barnatoret e licencuara që do të fillojnë shitjen e produktit në mënyrë të ligjshme që nga dhjetori 2022.