Në kujtim të 19 vjeçares që ndërroj jetë gjatë lindjes!


Shpresoj t’mos kemi raste të tilla 😥
Engjëll e Parajsës
Familja ishte e bekuar me ty Bleona, e bukura e nanës
Loti lotin nuk e pret, engjëll e Parajsës
Ishe ende pa i gëzuar, 19-të Pranvera
U martove, u trashigove, sprovat nga më të ndryshme i ka jeta.

Ishte e shkruar, prisje edhe motër
Gëzim e trishtim pa fund përjetoi, e jona votër
I gëzoheshim ardhjeve në jetë, dy engjujve tu
Vetëm Zoti e din si ndodhi, detajet ashtu!

Motrën pate fatin për ta parë, dy – tre herë
Por dy engjujtë e tu të lindur, asnjëherë
Gjendja jote shëndetësore u rëndua, pas lindjeve në koma fatkeqësisht
Nga data 14-të deri më 23 Mars kur dorëzove shpirtin, na mungon pafundësisht.

Sot një vit nga shkuarja jote në amshim
Zemrat tona i mbuloi, i ziu trishtim
Motrat, vëllau, prindërit, familja, të njohurit dhe të panjohurit u mërzitën
Rinia, rasti, dy engjujt nuk është lehtë pa nënën të rritën.
Binjakët Narti dhe Roani, jetojnë më mirësitë e ofruara
Por dashuria e nanës, fatkeqësisht e munguara
Sot një vit jeta ndryshoi, kujtimet na shoqërojnë
Dhuratat e Zoti-t, ashtu siç na dhurohën edhe shkojnë.

Në vend të gëzimit të papërshkruar
Shkove në Botën e amshuar
Sikur t’i shikoje të lindur dy binjakët e tu vetëm një herë
Me zemër të thyer kujtojmë momentet përherë.
Nga thellësia e zemrës uroj pafundësisht
T’mos provohët askush si unë fatkeqësisht
Engjëllusha ime unike, e pakrahasuar, e çmuara e nanës
Jeton në zemrat tona, ishe shkëlqimi i Diellit, drita e Hanës.

Sot një vit o engjëll e Parajsës, na le në pikëllim
Të arta janë kujtimet, shoqërojnë përherë shpirtin tim
Kur i shikoj dy engjujtë e tu, e din si ndjehët kjo zemra ime e lënduar
Fati e deshti t’kemi numërim tjetër, ishte e shkruar.
(IP)
(Në emër të nënës së të ndjerës, ngushëllime
Zoti ju ndihmoftë)