Besimi: Do të ketë rritje të TVSH-së dhe tatimit personal


Ministri për Financa i republikës së Maqedonisë së Veriut i ftuar në “Magazina Ekonomike”, i pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë se kur komunat do të mund të presin më shumë para, me përgjigje se Qeveria ka një plan për rritje të tatimeve, përfshi TVSH-në por edhe tatimin personal. Kjo sipas Besimit do të filloj të realizohet nga viti 2022, për të vazhduar në vitin 2023, 2024  dhe varësisht nga përqindja edhe në vitin  2025.

“Po do të ketë rritje të tatimeve edhe TVSH-së edhe tatimit personal, se çfarë do të jetë do të dal nga bisedimet, analizat, ne kemi disa vlerësime tona. Bashkësia e Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) ka disa vlerësime të tyre, po edhe të grupit të punës që u themelua në qeveri ku marrin pjesë edhe BNJVL-ja, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Financave, Ministria e Sistemit Politik dhe resorët e tjerë që kanë pika të përbashkëta, faktikisht do të del një propozim të cilin ne do ta diskutojmë më konkretisht në nivel të numrave dhe dinamikave’, tha Fatmir Besimi, ministër për Financa.