Një variant i ri i koronavirusit, i quajtur “mutacioni i dyfishtë” është zbuluar në mostrat e mbledhura në Indi. Zyrtarët po hulumtojnë për të shikuar nëse ky variant, ku dy mutacione mblidhen në të njëjtin virus, është më infektues apo nëse vaksinat kanë më pak efekt.
Në 10787 mostrat e marra në 18 shtete indiane u zbuluan edhe 771 raste të reja, ku 736 raste ishin të variantit britanik, 34 nga ai afrikano-jugor dhe një brazilian. Zyrtarët në Indi thanë se ky mutacion nuk lidhet me rritjen e shifrave në vend. Të mërkurën në Indi u raportuan mbi 47 mijë raste dhe 275 viktima.
BBC shkruan se mutacionet në viruse janë të zakonshme, por shumica e tyre janë të parëndësishme dhe nuk ndryshojnë aftësinë për të transmetuar apo për të shkaktuar infeksione të rënda. Disa mutacione, si ai i Britanisë dhe I Afrikës së Jugut mund ta bëjnë virusin më shumë infektues dhe në disa raste edhe më vdekjeprurës.
“Mutacioni i dyfishtë ndodh në zona kyçe të virusit në proteinën spike dhe mund të rrisë rrezikun e të lejojë virusin që t’i shpëtojë sistemit imunitar”, tha virologu Shahid Jameel