A mund të durojnë deputetët një muaj pa rrogë? Zejdi: Deklarata është nxjerrë nga konteksti!


Kemi kontaktuar me shumë njerëz të cilët kanë biznese dhe janë afaristë, ata na japin mbështeteje të plotë edhe pse janë në gjendje të rendë dhe të vështirë ekonomike. Ata thojnë shkurt, mund të qëndrojnë edhe një muaj pa paga, por duna të kontribuojnë për qytetarë që nuk kanë shtetësi, që atyre të ju mundësohet ndihmë konkrete”, tha Skender Rexhepi – deputet i Alternativës.

Kjo deklaratë deputetit të koalicionit ASH-AAA ngjalli reagime në opinion. Madje reaguan edhe partitë politike.
Nga LSDM thanë se është tu*rpshme dhe kërkuan nga deputetët e opozitës t’i kthejnë pagat e tyre sepse ka muaj që nuk bëjnë asgjë.

“Është e tu*rpshme që ai dhe grupi i tyre paralamentar së bashku me grupin parlamentare të VMRO-DPMNE të bll*okojnë punën e Kuvendit, derisa me mijëra të go*ditur nga kr*iza presin ndihmë nga shteti. 03.04-26 Nëse kanë vendosur dhe nëse duan VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta të bll*okojnë gjithçka që ndodh në Kuvend, mund edhe ti kthejnë pagat e tyre për këtë muaj, sepse përvec bll8okadë dhe mungesë asgjë tjetër nuk kanë bërë”, theksoi Konstadin Konstadinov nga LSDM.

Deklarata e tillë për deputetin e VMRO-DPMNE-së është joserioze. Ai vlerëson se ka*osi që po ndodhë në Kuvend është për faj të pushtetit.
“Absolutisht vlerësoj se jo vetëm deputetë por askënd në shtet nuk duhet ta lëmë në situatë që të durojë për paga , vaksina ose për mbrojtje shëndetësore. Vlerësoj se është një deklaratë joserioze, megjithatë sipas asaj që shihni është se refuzohen ofertat nga opozita që të sigurojmë dhe ku*orum edhe shumicë për miratim të masave”, potencoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Por deputeti Rexhepi thotë se deklarata është nxjerrë nga konteksti.
“Unë i ceka disa afaristë të cilët i kemi të afërt dhe të cilët janë shumë të ndjeshëm për rastin për të cilin flasim, pra për ligjin për shtetësi dhe nga ndjeshmëria e tyre ata se ndihmën nga shteti një muaj mund ta durojmë, mos ta kenë për rrogat e të punësuarve , por të zgjidhet halli ia tyre që janë me në nevojë.

Unë ua them publikisht, le të zgjidhet halli i qytetarëve të cilët kanë problem me shtetësinë, pa fije problem ua fali rrogën, jo një muaj por tre muaj rrogë”, u shpreh Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.
Sipas shumicës parlamentare, koalicioni AAA-ASH dhe VMRO-DPMNE në një koalicion joformal po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe po bllokojnë bashkërisht ligjet që janë në dobi të qytetarëve.