​Biden: Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është zhg*ënjyese


Presidenti i SHBA-së Joe Biden vlerësoi sot tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit për të Drejtat e Grave si thellësisht zhg*ënjyese dhe si një hap prapa në përpjekjet për të ndaluar dhu*nën ndaj grave. Vendet duhet të punojnë për të forcuar dhe rinovuar angazhimin e tyre për t’i dhënë fund dhu*nës ndaj grave, në vend që të hedhin poshtë traktatet ndërkombëtare të krijuara për të mbrojtur gratë dhe për t’i bërë autorët e kr*imeve të përgjegjshëm, tha Biden në një deklaratë.

Ky është një hap dekurajues prapa për lëvizjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhu*nës ndaj grave në nivel global, theksoi Biden. Turqia u tërhoq dje nga Konventa e Stambollit për të Drejtat e Grave, e cila synon të mbrojë gratë nga dhu*na.
Siç thuhet, vendimi për t’u larguar nga Konventa e Stambollit u mor në një kohë kur numri i grave të vr*ara është rritur për vite me radhë, gjë që shkaktoi indinjatë të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe kr*itika ndaj Bashkimit Evropian.