Rritje e ndjeshme e investimeve të huaja


Besimi i investitorëve të huaj në perspektivat e Kinës vazhdon të forcohet, ndërsa vijon rimëkëmbja që kontribuoi në hyrjen më të madhe të investimeve në dy muajt e parë të vitit, deklaroi Gao Feng, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas Gao, investimet e huaja në industritë e teknologjisë së lartë janë rritur dukshëm. Kina po përshpejton tranzicionin në paradigmën e re të zhvillimit të “qarkullimit të dyfishtë”, në të cilën tregjet e brendshme dhe të huaja po forcohen reciprokisht, me tregun e brendshëm si një shtyllë.
Gao tha se industritë që u go*ditën rëndë nga pandemia vitin e kaluar, duke përfshirë sektorin e hotelerisë, restorantet dhe tregtinë me shumicë e pakicë, kanë parë një rimëkëmbje të shpejtë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë, në dy muajt e parë të vitit 2021, investimet e huaja direkte të përdorura në territorin e Kinës u rritën me 31.5% në bazë vjetore për të arritur 176.76 miliardë juanë. Gjatë së njëjtës periudhë, investimet e huaja në sektorin e shërbimeve arritën në 141.74 miliardë juanë (21.78 miliardë dollarë), me 48.7% rritje nga viti në vit.