Historiani dhe publicisti Arben Llalla u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në Diasporë të nxitojnë të regjistrohen informon TetovaSot.
Llalla me këtë rast është shprehur se të regjistrohesh do të thotë se Ti ekziston në vendin ku ke lindur, shtetas i së cilës edhe je. Indiferentizmi për tu mos regjistruar sot, sipas publicistit Llalla,bën që nesër mos të keni asnjë të drejtë kërkese ndaj shtetit edhe ndaj grupacionit etnik që i përkisnin.
Prandaj nxitoni dhe regjistrohuni, më mirë të humbni një ditë pune apo pak minuta nga shëtitjes se sa të mos regjistroheni ka deklaruar ai. Regjistrimi thotë Llalla është i lidhur me pronën tuaj, pensionin dhe shumë gjëra të tjera të jetës që lidhet me vendlindjen dhe nënshtetësinë tuaj.
Regjistrimi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sipas tij është tepër i rëndësishëm sepse na siguron informacione për strukturën popullsisë shqiptare që do na shërbejë në të ardhmen për veprimet politike, ekonomike dhe shoqërore.