Zonja e Parë, Melania Trump ka treguar se i intereson se çfarë ndodh me fëmijët emigrantë. Me anë të një postimi, ajo ka treguar fotografinë e një fëmije duke qëndruar i vetmuar në Arizona.
Gruaja e presidentit të Amerikës zbuloi shënimin e tij: “Po kërkoj për nënën time.”
Ajo shtoi se është e pabesueshme se si mund të lihet i vetëm një djalë 6 vjeç.
Trump zbuloi se vogëlushi ishte gjetur me veshje të grisura dhe qëndronte nën rrezet e diellit ku temperaturat ishin të larta duke mbajtur një shishe në dorë.
Djali nga Kosta Rika kishte dhe një çantë të vogël në dorë ku mendohej të kishte drekën. Ai i tha agjentëve se ishte lënë i vetëm nga xhaxhai i tij dhe ishte nisur drejt Amerikës për të parë prindërit.
Ajo ka njoftuar agjentët që ti gjejnë familjen dhe kanë nisur kërkimet tashmë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/te-gjithe-po-flasin-per-melania-trumpin-553660/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright