Tërmet prej 7 ballësh në Japoni, alarm për cunami


Një tërmet i fortë e go*diti Japoninë sot, me intensitet prej 7,0 ballësh, ndërsa më pas u dha paralajmërimi për cunami të mundshëm në bregun verilindor të shtetit.
Instituti gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht fuqinë e tërmetit e vlerësoi me 7,2 ballë, por më pas e korrigjoi me 7,0 ballë.
Tani për tani nuk ka raporte për dë*me në tërmetin që u ndje në kryeqytetin Tokio.

Tërmeti ndodhi pak pas orës 18:10 sipas kohës lokale (10:10 sipas kohës së mesme evropiane)
Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në lindje të Ishinomakit në thellësi prej 60 kilometrash. Kjo është pranë bregut të prefekturës Mijagi, në verilindje, e cila u go*dit në mënyrë serioze në tërmetin e madh dhe cunamin e vitit 2011.

Sipas Agjencisë japoneze të meteorologjisë, tërmeti ka shk*aktuar valë në gjatësi prej rreth një metri.
Deri më tani nuk ka den*oncime për dëme në prefekturën Mijagi, ndërsa kompanitë elektrike janë duke e vlerësuar gjendjen e centraleve bër*thamore në këtë rajon, transmetojnë mediat japoneze.