Pas intervistës që kishte për BBC u.d e presidentës së Kosoves, Vjosa Osmani, pati shumë reagime dhe komentime nga figura publike.
Në atë intervistë Osmani tha që Kosova është vend i mbuluar nga korrupsioni.
E për këtë ka reaguar edhe gazetari Valon Syla, ku thotë që Kosova është një vend i sigurt dhe deklarata e Vjosa Osmanit është skandaloze.
“Në Kosovë femra ec n’3 të natës dhe nuk e prek askush, është vend i sigurt. Shko tregoja këtë Nju Jorkut, Londrës dhe metropoleve të mëdha se sa ndjehen të sigurt, qytetet me demokraci dhe civilizime ma të vjetra. Në 2021 Vjosa Osmani thotë që na jena në korrupsion, që kur hynë është kanalizim dhe duhet me notu, kjo është skandal për ne” u shpreh Syla.
Për më tepër ndiqeni videon