Nga avokati mbrojtës i Shaban Gogaj, Besnik Berisha është publikuar një anë tjetër e videot, ku Gogaj shihet teksa vr*et Agonis Tetajn në vendin e tij të punës.
Në video shihet se në momentin kur e përfundon telefonatën me vajzën e hallës së tij, Gogaj nervozohet, lëvizjet i ka të pa kontrolluara, shihet teksa edhe shtrëngon dhëmbët dhe menjëherë shkon tek sirtari, nxjerr ar*mën dhe sht*ie në drejtim të vik*timës, Agonis Tetaj.
Këtë lëvizje të Shaban Gogajt, avokati e arsyeton me atë se dorasi ka përdorur proteza më herët dhe i ka mbetur si shprehi.
“Ajo lloj e lëvizjes së gojës i ka mbetur për shkak se Shabani deri pak kohë ka pasur proteza dhe ska asgjë të çuditshme”, ka thënë Berisha duke insistuar se vr*asja ka qenë aks*identale.
Ndërkohë, dy javë para vra*sjes së Agonis Tetajt nga djali i pronarit, Shaban Gogaj, Agonisi ishte god*itur me shu*plakë edhe nga nipi i pronarit të “Gogaj AG”.
Kështu ka thënë vëllai i të ndjerit, Dionis Tetaj në dëshminë e tij dhënë në lidhje me rastin.
Vëllai i të ndjerit është shprehur se ka qenë në dijeni se Shabani i ka bërë pr*esion të madh atij (Agonisit) dhe se i kujtohet një rast kur djali i axhës së të pandehurit i kishte rënë më shu*plakë Agonisit.
Theksojmë se rasti ka ndodhur më 23 shtator të vitit 2018, në kompaninë “Gogaj AG” në Deçan. Agonis Tetaj ishte në vendin e tij të punës kur u vr*a nga Shaban Gogaj, djali i shefit të kompanisë ku punonte.