Pas aterimit në hënë, Armstrong ka dërguar një mesazh të cilin e ka censuruar NASA

Astronauti ka dërguar mesazh kontrollit të misionit se dy objekte të mëdha misterioze po i vrojtojnë pasi kanë zbritur në Hënë. Edhe pse tingëllon si skenar për film fantastik-shkencor, gjithnjë e më tepër po flitet për raportime dhe transkripte të shumta në me të qendrës kryesore të NASA-s dhe astronautëve në Hënë.

Detajet interesante për atë me çfarë pretendohet se janë ballafaquar astronautët në Hënë rrjedhin nga intervista e një profesori anonim me Neil Armstrongun e cila është bërë në një prej simpoziumeve të NASA-s.

Kështu në këtë intervistë profesori e pyet Armstrongun se çfarë në të vërtetë ka ndodhur atje, ku astronauti përgjigjet: “Ishte diçka e pabesueshme… natyrisht, gjithmonë kemi ditur se ekziston kjo mundësi… është fakt se kemi qenë të paralajmëruar. Kurrë nuk ka pasur pyetje për ndonjë stacion të gjithësisë apo qytet në Hënë.

Në pyetje të profesorit se si mendon që kanë qenë të paralajmëruar, Armstrong përgjigjet: Nuk guxoj të hyjë në detaje, por mund të them se anijet e tyre ishin shumë më superiore në krahasim me tanët, edhe sipas madhësisë edhe sipas teknologjisë. Ishin të mëdha dhe kërcënuese”, transmeton Insjaderi.com.

Në raportet sekrete, siç ka thënë profesori i fizikës dhe matematikës në Universitetin e Moskës Vladimir Azhazha, ekzistojnë shumë intervista dhe dokumente të cilat tregojnë se është e mundur që astronautët e Apollos në të vërtetë janë ballafaquar me qeniet jashtëtokësore dhe me NLO-të kur e kanë hulumtuar sipërfaqen e Hënës.

“Neil Armstrong ka dërguar një mesazh kontrollit të misionit se dy objekte të mëdha dhe misterioze po i vrojtojnë pasi kanë zbritur në Hënë. Por porosia e tij kurrë nuk është dëgjuar në publik, sepse NASA e ka censuruar”.

Sipas fjalëve të shumë burimeve, Armstrong ka pretenduar se jashtëtokësorët janë të pranishëm në Hënë, dhe se i është urdhëruar astronautëve të shkojnë, derisa shumë hulumtues të NLO-ve pretendojnë se madje edhe janë xhiruar strukturat dhe objektet e çuditshme dhe se të gjitha detajet ai i ka lajmëruar kontrollit të misionit, dhe se këto informata janë censuruar me qëllim të shmanget kaosi dhe paniku te banorët e planetit.