Tërmet në Maqedoninë e Veriut


Një tërmet me madhësi 2.5 është regjistruar sot në Qendër Zhupa.
Epiqendra ishte 17 km nga Qendra Zhupa dhe ishte me thellësi prej dy kilometrave. Këtë muaj kishte shumë tërmete në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Janë dridhur Mavrova, Gostivari, Tetova. Në nëntor të vitit të kaluar janë regjistruar qindra tërmete në Mavrovë.