“Mora fjalë” kënduar nga e madhja Shkurte Fejza, padyshim se është një nga këngët më të njohura në Kosovën e paslu*ftës. Marrë parasysh se kjo këngë i dedikohet heroit Adem Jashari, teksti, melodia dhe interpretimi ngjallin gjithmonë emocione dhe dashuri të madhe ndaj vendit dhe lu*ftës çlirimtare.
Pikërisht, për këtë këngë së fundmi është ngritur një debat, pas një postimi që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, sipas së cilit, kjo këngë fillimisht është interpretuar nga këngëtari Qazim Beka.
Lidhur me këtë debat flet vet këngëtari Qazim Beka dhe Agim Rama, i cili në fakt tregon se në atë kohë ishte producent edhe i Qazim Bekës, pos këngëtares Shkurte Fejza.
Ndërkohë, kompozitori i këngës, “Mora fjalë”, Naim Gjoshi, përmes telefonit ka deklaruar se kënga është bërë për Qazim Bekën, mirëpo se çfarë ka ndodhur tutje, e çfarë marrëveshje janë bërë në mes të dy këngëtarëve nuk e di.
Deklaratat e tyre mund t’i dëgjoni në video, derisa Shkurte Fejza nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të emisionit “#Gjesi”.