Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka vazhduar takimet në diasporë për të mobilizuar këta të fundit për procesin kaq të rëndësishëm të regjistrimit informon Tetovasot.Me këtë rast Osmani ka qenë në Zvicër,aty ku shqiptarët janë në një numër të madh .
“Zvicra ishte vendi i parë me numrin më të lartë të të regjistruarve të diasporës dhe më inkurajuan se do të vazhdojnë ta mobilizojnë komunitetin tonë në këtë drejtim”deklaroi Bujar Osmani.
Ai ishte në vizitë pune në Konfederatën zvicerane duke u takuar me bashkëqytetarët tanë atje.
Në këtë vend veç ky projekt,ky objekt,kjo xhami, është reflektimi më i mirë për mënyrën dhe qasjen për punën që e keni bërë dhe vazhdoni t’a bëni në interes të komunitetit tha kreu i ministrisë së jashtme Osmani.
Sipas tij politikat tona do të orientohen drejt bashkëpunimit të zgjeruar me diasporën.
Kur përcaktojmë ne shpërndarjen e resurseve të buxhetit për zhvillim rajonal,shifrat përcaktohen në bazë të disa parametrave dhe një prej tyre është edhe numri i banorëve u shpreh Osmani.