Një tjetër komunë kërkon që ora policore të fillojë në orën 19

Situata në Prilep me kovid-pandeminë është alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese, vlerësoi sot Shtabi i krizës dhe kërkon shtrëngim të masave, orë policore nga ora 19:00, si dhe shkurtim dhe reduktim të transportit publik nga nesër. Nga qytetarët kërkohet që të jenë shumë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.

Sipas kryetarit të komunës Ilija Jovanoski, Prilepi tërë muajin është qyteti i dytë me më shumë të infektuar pas Shkupit. Qytetarët janë të papërgjegjshëm, të grupuar, dhe shumë i fshehin kontaktet e tyre.

“Për këto arsye, Shtabi komunal i krizës kërkon nga Shtabi I përgjithshëm i krizave, nga qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive, shtrëngimin e masave që do të zbatohen në tërë territorin e komunës së Prilepit. Ora policore, e cili tani fillon në ora 22:00 dhe zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit, të fillojë në ora 19:00 pasdite dhe të vazhdojë deri në 05:00 të mëngjesit. Kjo masë duhet të zgjasë për dy ose tre javët e ardhshme, sepse në atë periudhë ne presim që e ashtuquajtura valë e tretë e pandemisë të arrijë kulmin e saj”, deklaroi Jovanovski.

Në Prilep ka gjithsej 804 raste aktive.. Në spital janë hospitalizuar 89 persona, nga të cilët 77 janë në mbështetje të oksigjenit. Vetëm për 24 orë për kontroll në Repartin infektiv janë paraqitur 105 pacientë, ndërsa 5 persona e kanë humbur jetën.

Drejtoresha e Spitalit të qytetit “Borka Taleski”, Keti Smileska thotë se spitali do të hapë repartin e pestë dhe brenda një jave duhet të vihet në funksion spitali modular me 35 shtretër.