Revoltohet djali i Nazim Bushit, babai im kurrë nuk ju përkulet “branitellave”

Djali i Nazim Bushit, Qerim Bushi i revoltuar ka reaguar për disa portale të cilat kanë tentuar ta manipulojnë opinionin.
Ja reagimi i tij:

Disa qarqe të dyshimta anti kombëtare paskan reaguar ndaj Komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së Nazim Bushi, duke fyer dhe duke gënjyer opinionin se gjoja ai qenka përkulur apo edhe paska vendosur kurorë lulesh për “branitellat” e vitit 2001.

Të nderuar, kjo është një gënjeshtër dhe një manipulim i pacipë nga disa qarqe të dyshimta. Aty ka pasur ekipe televizive, kamera të tyre dhe fotoreporter të cilët janë dëshmi se Nazim Bushi ka refuzuar të përkulet, ndërsa PLLAKETA jubilare e JO dekoratë apo mirënjohje i është dhënë për shkak të përvjetorit të njësitit që u jepet funksionarëve shtetërorë, në fakt e njëjta iu është ndarë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, si p.sh. përfaqësuesit të ambasadës amerikane, shtet ky MIK i shqiptarëve dhe garantues i paqes në luftën e vitit 2001.

Në vitin 2001 kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nuk ishin vetëm njësiti Tigrat, por i gjithë aparati shtetëror, në të cilat sot janë pjesë e tyre edhe SHQIPTARËT, që me shumë përgjegjësi ushtrojnë këto funksione me qëllim që t’na shërbejnë neve si shqiptarë, por edhe të tjerëve që jetojnë në RMV. Është temë e ndjeshme që njëherë e mirë të ndryshojmë opinionin e krijuar se gjoja shqiptarët nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij njësiti.

Ua përkujtojë atyre që mundohen të manipulojnë dhe në këtë mënyrë të fyejnë shkronjat e arta të UÇK-së, se kur ishte koha për të luftuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, NAZIM BUSHI ishte pjesëmarrës i UÇK-së si dhe një nga themeluesit dhe por dhe KOMANDANTË i Brigadës 114 Fadil Nimani-Tigri, por dhe njeriu që u torturua nga regjimi i atëhershëm.

NAZIM BUSHI gjatë vitit 2007 ishte një nga dëshmitarët kryesor në GJYKATËN E HAGËS për të mbrojtur dhe dëshmuar për luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Bushi në mënyrë të drejtpërdrejt para gjithë opinionit vendas, por edhe gjithë botës akuzoi komandantin famëkeq të “branitellave”, ish ministrin e brendshëm Lube Boshkovski si dhe Johan Tarqullovskin se kanë kryer krime ndaj njerëzimit, përkatësisht ndaj shqiptarëve.
PAQE PO, por përkulje para tyre ASNJËHER!!!
Respekt invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së,
PËRKULJE DHE LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT.