Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në Bruksel ka realizuar takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin kanë biseduar për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë organizatë.
Pas takimit me Stoltenberg, Zaev në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi me mbishkrimin se e ka parë vendin e Maqedonisë në hartën e vendeve anëtare të NATO-s.
Gjatë konferencës së sotme Stoltenberg njoftoi se në samitin e 11 dhe 12 korrikut NATO zyrtarisht do të ftojë Maqedoninë për anëtarësim në organizatë.
Ndërsa kryeministri Zaev tha se kjo është arritje e madhe dhe se askush deri tani nuk e ka bërë. Ai shtoi se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s, pasi sipas tij, ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt eurointegrimeve.