Kjo është arsyeja më e madhe pse duhet të regjistrohet DIASPORA SHQIPTARE (VIDEO)

Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, mund të shihet se si një gazetar, një analist, një profesor dhe një prift maqedonas flasin dhe thurin konspiracione se përqindja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nuk është më e madhe se 13 për qind.
Kjo është dhe një nga arsyet pse DIASPORA shqiptare duhet të organizohet dhe të regjistrohen që të gjithë me qëllim që më në fund, 18 vite pas regjistrimit të fundit, të mësojnë të gjithë se sa për qind jemi ne shqiptarët në Maqedoni të Veriut.

Ndiqeni tekstin videos së lartëpërmendur:
Deri sa tani do të organizohej REGJISTRIMI i popullsisë, sipas ekspertëve është e qartë se në një numër të madh të komunave numri i SHQIPTARËVE do të bie nën 20% me çka në këto vende Marrëveshja e Ohrit nuk o të vazhdojë më tej.
Kur të numërohemi se kush sa jemi atëherë do të shohim se ata që kërkojnë DYGJUHËSI, ata ë cilët kërkojnë KANTONIZIM, ata që kërkojnë që paratë të jenë në dy gjuhë, nuk do të mund të marrin as atë që sot e kanë, pasi që nuk janë as 20%, as 18% e as 15%.

Nëse shqiptarët janë aq sa ata thonë 25,30 ose 40 për qind ata do të atakojnë të marrin pozitën e PRESIDENTIT të shtetit, por ata nuk janë aq.
Tash të ketë REGJISTRIM të popullsisë, ata do të dalin nën 15 për qind, nuk ka shqiptar, nuk jetojnë këtu. Disa vite, gjatë 2015-ës, gjatë 2016-ës sa di unë shqiptarët janë jo më shumë se 13.7 për qind.
A duhet ose jo të re programohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit pasi që ajo përqindje nuk është, atëherë mendohej se ky numër është dhe më i madh dhe që i njëjti do të shënonte rritje, por përkundrazi ajo nuk ndodhi, përqindja nisi të ulet.