KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë ka marrë 438 mijë e 335 vota apo 50.28 përqind.
PDK ka marrë 148 mijë e 285 vota apo 17 përqind dhe LDK 12.73 përqind.
Sipas kësaj i bie që Lëvizja Vetëvendosje të ketë 58 ulëse në Kuvend. PDK do të ketë 19 ulëse, LDK 15 dhe AAK 8 ulëse.
Daka dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetareve në votime. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.
Ky certifikim vjen pasi Gjykata Supreme ka marrë vendim për të gjitha ankesat e subjekteve politike lidhur me procesin zgjedhor.