Është tensionuar situata në ambientet e zyrave të FRD. I pranishëm është edhe Presidenti Ilir Meta, i cili është përplasur me Policinë Bashkiake. Në videon e transmetuar në media dëgjohet kreu i shtetit teksa thotë: “Pse dhu*noni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në bu*rg me duart e mia”.
Më herët gjatë ditës së sotme Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkur përpara zyrave të FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Njoftohet se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.
Mësohet se Bashkia e Tiranës nëpërmjet një letre drejtuar kreut të partisë Sali Shehu, shkruan se arsyeja se pse policia ndodhet aty është sepse duhen bërë disa ndërhyrje për rikonstruksionin e godinës nga amortizimi.