Musk humbi miliarda dollarë nga pasuria e tij dhe i rifitoi për një ditë

Elon Musk humbi dhjetëra miliarda dollarë javën e kaluar. Por, Musk shtoi 25 miliard dollarë në pasurinë e tij ditën e djeshme duke e çuar pasurinë e tij totale në 174 miliard dollarë, sipas Bloomberg Billionaitres Index.

Është një kthim i madh nga java e kaluar, ku ai humbi 27 miliard dollarë pas një shitje të ak*sioneve të kompanisë. Pasuria e tij neto mbeti kryesisht e pandryshuar. Musk zotëron 18% të ak*sioneve të Tesla. Drejtori i përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos dhe Musk kanë ndryshuar vendet në krye të listës së Bloomberg për njerëzit më të pasur që nga janari.

Musk është akoma në vendin e dytë, por vetëm 6 miliard dollarë prapa Bezos. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është në vendin e tretë duke zotëruar 137 miliard dollarë.
Aksionet e Tesla fituan 743% në vitin 2020, duke e çuar atë në Nr. 5 në listën e kompanive më të vlefshme në tregun e aksioneve. Dhe aksionet vazhduan të rriten në javët e para të 2021