Ali Ahmeti, në konferencën e mbajtur sot me rastin e 40 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1981, foli edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Ahmeti tha se edhe ne jemi Evropë, duke shtuar t’i heqim kufijtë dhe ta bëjmë të gjithën Evropë.
“Periudha e viteve të 90-ta i ndryshoj edhe politikat tona. Unë që isha për shtetin shqiptar që është edhe e drejtë e natyrshme e jona, por gjërat kanë ndryshuar me rënien e murit të Berlinit, me rënien e sistemeve dhe luftërave të ftohta. Ne krijimin dhe fuqizimin dhe zgjerimin e BE-së, t’i heqim kufijtë, pse ta kemi kufirin në Bllacë, Qafë Thanë, Deve Bair, pse të mos e bëjmë Evropë të gjithë, Athinë Stokholm. Edhe ne jemi evropian, atdheu i evropianëve është ky mesdhe ky vend ku jemi ne. Ne na ka rastis të jetojmë këtu ato janë larguar më në veri, se nuk janë më evropian se na. Kështu që kjo bindje që ne kemi krijuar që Evropa do të punojë drejtë, Evropa do t’i hapë dyert për ne evropianët, na ka bërë që ne të jemi punëtor, t’i përmbushim standardet t’i heqim kufijtë dhe të jetojmë zot në shtëpitë tona”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
https://www.facebook.com/watch/?v=209887794222103