Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook i ka bërë ftesë DIASPORËS që t’i përgjigjen masovikisht procesit të regjistrimit të popullsisë pasi siç është shprehur ai “Bashkë jemi më shumë”.
Ahmeti gjithashtu ka thënë se sa më shumë të regjistrohemi, aq më të fu*qishëm do të jemi.
Kryetari i BDI-së gjithashtu i ka bërë thirrje DIASPORËS sonë që ta shpërndajnë këtë ap*el deri tek çdo mërgimtar që ende nuk është regjistruar.
5 ARSYET PSE DUHET TË REGJISTROHESH, ARYEJA E PARË
“Regjistrimi i DIASPORËS ka rol të rëndësishëm në zbatimin e shumë politikave zhvillimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
DIASPORA përmes REGJISTRIMIT do të jetë kontribuuese e madhe dhe e drejtpërdrejt e rritjes së numrit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ju do të kontribuoni në rritjen edhe më të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.
Sa më shumë shqiptar të regjistruar, aq më shumë rritet përfaqësimi.”