Ambasadori britanik në Maqedoninë Veriore, Çarls Garet, në emisionin debativ “Click Plus” ka folur edhe për rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë, shkruan Fakte. Ai ka thënë se nga ky rast patjetër të mësohen leksione.
“Kush mund të thotë me siguri se çka ka ndodhur në Kumanovë? E di se ka dyshime dhe tregime për ate se si ka ndodhur, paragjykime, disa thonë se janë 99% të sigurtë se ka ndodhur kështu ose ashtu, por kur diçka seriozisht do të ndodhë, duhet patjetër të kuptohet plotësisht, të mësohen leksione që asnjëherë diçka e tillë të mos ndodhë në të ardhmen” – ka thënë mes tjerash ambasadori britanik Garet