Adnan Januzaj i ka dhuruar fitoren Belgjikës në ndeshjen e fundit brenda Grupit G.
Që prej shpërndarjes së lajmit se zyrtarët e Përfaqësueses së Kosovës kanë provuar që të bien në kontakt me të dhe babain e tij Abedin Januzaj që ai të mbrojë ngjyrat e Kosovës, simpatia për të është zbehur.
Edhe më shumë, kur javë më parë vet futbollisti deklaroi: “Jam belg, kam lindur në Belgjikë”.
E duket se anësori e ka humbur simpatinë jo vetëm të shqiptarëve.
Këtë në një formë sonte e ka thënë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
“Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët”.
Veç sonte më pak”, ka shkruar O’Connell në Facebook.