Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari nuk e mohon rikandidimin edhe për një mandat në krye të Komunës së Gostivarit. Theksoi se në Gostivar partia që i takon ai, ASH qendron shumë më mirë se BDI, megjithatë tha se pas anketimeve dhe pasi ta mësoj emrin e kundërkandidatit, do të vendose nëse do të jetë ai ose dikush tjetër kandidati i ASH – së për Gostivarin.
“Ende nuk e kam menduar, i analizojmë të gjitha rrethanat. Personalisht e kam thënë se nuk kam ndonjë ambicie, por edhe nuk përjashtohet mundësia. Kemi bërë dy anketa në Gostivar dhe disponimi i popullatës mes Aleancës dhe BDI-së është gati se tre me një. Prandaj, nuk shohim ndonjë problem për Gostivarin dhe e kemi lënë të vendosim pasi të shohim se kush do jetë kandidati i partisë me të cilën do jemi në garë në Gostivar”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Reklame
Mgid
Mgid
HERBEAUTY
A Mental Health Chatbot Which Helps People With Depression
LEARN MORE→
Taravari tha se i lutet Zotit kandidat i BDI – së për zgjedhjet lokale në Gostivar të jetë Nevzat Bejta.
“Dhashtë Zoti! Ne lutemi që Nevzat Bejta të jetë kundër – kandidati ynë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë tha se partia e tij është e interesuar për të regjistruar fitore në zgjedhjet lokale, por nuk bëri të ditura emrat me të cilët do të garojë as në Gostivar e as në ndonjë komunë tjetër.
“Akoma nuk është hapur kjo temë, akoma nuk kemi biseduar. Në radhë të parë të gjithë kryetarët e komunave, të gjithë kuadrot e BDI-së janë të interesuar që BDI të regjistrojë fitoren e radhës. Për kandidatët akoma nuk është biseduar, sigurisht që në të ardhmen jo edhe shumë të largët do ulemi dhe do analizojmë e bisedojmë. Por, të gjithë janë të interesuar që të bëjmë zgjedhje e cila zgjedhje do na sigurojë fitoren e radhës”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Përpos Taravarit dhe Bejtës kandidat i mundshëm për Gostivarin është edhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa. Partitë politike tanimë kanë shprehur qendrimet e tyre edhe për koalicone të mundshme për lokalet. Nga BDI thonë se do të ishte e natyrshme të koaliciononin me partnerin aktual qeverisës, LSDM-në, nga ASH dhe AAA janë të hapura edhe për partinë e Zaevit edhe të Mickoskit. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen më herët me 3 ose më vonë me 17 tetor të këtij viti.