Një punëtor nga Gjermania ka godit në shenjë, duke kapur skedinën më të madhe sa i takon fitimit për ndeshjet e Botërorit të Rusisë. Ai ka qenë vërtet me fat, pasi ka fituar shumë e majme, falë 3 golave të shënuar në kohën shtesë.
Gjermani kishte vënë 12 ndeshje në skedinën e tij, ku vendosi 80 euro për të fituar 259,532.09 euro. “E pashë biletën 300 herë atë ditë, pas fitores së Kolumbisë me Poloninë. Nuk po u besoja syve se kisha fituar gati 260,000 euro. Jam shumë i lumtur dhe ky është një lehtësim i madh për mua”, – tha për “BFM TV” Jeremy, punëtori gjerman që ka fituar bastin më të madh të Kupës së Botës deri tani.
Ai e vendosi skedinën në një kompani franceze bastesh online, duke gjetur përfundimin e 12 ndeshjeve. Por ka qenë me shumë fat, sepse fitorja e Zvicrës erdhi në fund me golin e Shaqirit, ajo e Gjermanisë ndaj Suedisë në shtesë me golin e Krosit dhe e Brazilit ndaj Kosta Rikës po në shtesë me golat e Kutinjos dhe Nejmarit.
Skedina me fitimin 259,532.09 euro:
Iran-Spanja: fiton Spanja
Danimarkë-Australi: barazim
Francë-Peru: fiton Franca
Argjentinë – Kroaci: fiton Kroacia
Nigeri – Islandë: fiton Nigeria
Brazil – Kosta Rikë: fiton Brazili
Serbi – Zvicër: fiton Zvicra
Kore e Jugut – Meksikë: fiton Meksika
Gjermani – Suedi: fiton Gjermania
Belgjikë – Tunizi: fiton Belgjika
Angli – Panama: fiton Anglia
Poloni – Kolumbi: fiton Kolumbia