Baçev dorëzoi në Kuvend kërkesë për an*ulimin e regjistrimit


Bll*oku nacional “Nuk e hapi derën” dorëzoi në Kuvend një kërkesë për an*ulimin e Ligjit aktual të regjistrimit të popullsisë. Kërkojnë që ndaj kërkesës së tyre të veprohet me shpejtësi me arsyetimin se nuk duhet të ketë regjistrim në kohë të pandemisë. Vërejtja tjetër e këtij blloku është mundësia e regjistrimit të qytetarëve nga të afërmit e tyre.

Me këtë ligj është paraparë ligji aktual të ndaloj funksionimin dhe parasheh që të gjitha aktet e deritanishme të ndalohen të shkaktojnë pasoja juridike. Presim që deputetët të jenë në krye të detyrës, nuk ka nevojë të mbajnë inat sepse tani më e rëndësishme është shëndeti i popullsisë, dhe shohim që çdo ditë numri i të prekurve dhe të vd*ekurve rritet – tha Janko Baçev, Blloku Nacional “Nuk e hapi derën”.
Një fushatë tjetër kundër regjistrimit të popullsisë po e udhëheqë edhe partia parlamentare E Majta. Opozitarja e Apasievit vlerëson se procesi i regjistrimit duhet të shtyhet për në prill të vitit 2022.

Unë iu përmendja shumë argumente përse do ta udhëheqim këtë fushatë, psh: nga aspekti politik të gjithë e dimë se ky ligj u mi*ratua pa konsensus dhe u soll me forcë ë Kuvend. U lëshua në procedurë të rregullt e pastaj fsh*ehurazi u vë në procedurë të shpejtë pa dijeninë e opozitës. Të gjitha amendamentet e opozitës u re*fuzuan. Ky ligj i regjistrimit thyen shumë principe të Kombeve të Bashkuara dhe EuroStat – u shpreh Borisllav Krmov, Deputet nga Partia “E Majta”.

Kundër regjistrimit të popullsisë në këtë periudhë është edhe VMRO DPMNE-ja. Partia e Mickovskit veçmë ka dorëzuar në Kuvend firmat e mbledhura nga 100 mijë qytetarë. Nga Enti Shtetëror për Statistikë thonë se me dritën jeshile nga Komisioni për sëmundje infektive, procesi i regjistrimit mund të vazhdoj pa pengesa. Përndryshe, përmes aplikacionit on-line, janë vetë regjistruar mbi 45 mijë persona nga diaspora. Regjistrimi në diasporë filloi më 1 mars deri më 21 prill, kur përfundon i gjithë procesi i regjistrimit.