Nd*ërroi jetë ish deputeti i legjislaturës së parë të Parlamentit të Maqedonisë, Prof.dr. Shukri Rrahimi,

Prof. dr. Shukri Rahimi lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1925. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Nish. Fakultetin Filologjik – Dega e Historisë e kreu në Shkup më 1960. U doktorua në Fakultetin Filologjik të Prishtinës në janar të vitit 1974 me temën : “LU*FTA E SHQIPTARËVE PËR AUTONOMI 1898-1912”.
Prof. dr. Shukri Rahimi së pari punoi si profesor i historisë në Shkollën Normale të Shkupit dhe në SHLP në Shkup. Më 1974 kaloi në Fakultetin Filologjik të Prishtinës si ligjërus i historisë së popujve të Jugosllavisë, ku arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde.

Roli i tij është i pazëvendësueshëm në përgatitjen akademike të disa gjeneratave të historianëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Ka të botuara dhjetëra punime shkencore, kurse prej veprave më të njohura janë: “Lu*fta e shqiptarëve për autonomi, 1897-1912”, “Vilajeti i Kosovës më 1878-1912”, “Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare”.
Shukri Rahimi ishte deputet i legjislaturës së parë të Parlamentit të Maqedonisë (1990-1994).
Në vitin 2003 u dekorua me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit “Hero i Kosovës”nga Presidenti i Kosovës.