Çfarë përfitojnë shqiptarët nga reformimi i shërbimeve sekrete? Ja çka thotë Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së Ahmeti ka folur edhe për reformat në shërbimet sekrete duke shprehur bindjen se kjo reformë do të jetë e suksesshme.

‘Sigurisht edhe ne kemi njerëz tanë të angazhua, për të ndihmuar profesionalisht në drejtim të miratimit të ligjit konform shërbimeve të shteteve aleate. Janë marr modele nga këto shtet si Kroacia etj. Jam i sigurt që kjo reformë suksesshëm do të arrihet që të zbatohet, të materializohet sa i përket shërbimit të sigurimit të shtetit.’, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, lideri i BDI-së Ahmeti tha se kjo duhet të jetë luftë e përjetshme dhe se në këtë drejtim do të ketë shumë punë. ‘Krimi dhe korrupsioni janë e keqja më e madhe e shoqërisë, por mendoj që me reformat që duhet bërë në drejtim të sundimit të ligjit, gjyqësorit mendoj që do arrihet cilësia në luftë kundër korrupsionit.’, ka thënë Ahmeti.