Egla Ceno:
Festa e gruas nuk është festa e mamit. Të jesh grua nuk do të thotë të jesh gruaja e filanit apo nëna e fistekut. Një grua nuk bëhet më pak grua po nuk dëshmoi pjellorinë e saj brënda afateve të caktuara nga imagjinata kolektive, se nuk është kuti mishi me skadencë.
Kështu që duhet me e hap içik gardhin e mendjes dhe duhet me e pa gruan si qënie njerëzore me mish e kocka, jo si lopë rrace për tu mjelë e mbarështruar. Nuk ka “standarde” që po nuk u plotësuan, i bëjnë gratë të jenë më pak gra…se na e bëtë kokën dhallë me urimet për mamin sot 😜 Gëzuar 8 Marsin e më tutje gra 💕