Problemet me ajrin e ndotur, çështja e ujërave dhe mbrojtja e mjedisit jetësor ishin temat kryesore për të cilat u bisedua ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadula Duraku, bisedoi me homologen e tij nga Kosova, Albena Reshitaj.
Të dy ministritë u zotuan për bashkëpunim më të madh ndërmjet dy vendeve,dhe për përmasimin e mjedisit jetësor për qytetarët.
“Biseduam për natyrën ku lidhen mali Sharr, që në pjesën e Kosovës është shpallur si park nacional, kurse pjesa jonë ka mbetur ende dhe është duke u punuar që edhe ne ta shpallim park nacional ku do të jetë edhe një bashkëpunim ndërkufitar turistik. Bashkëbiseduam për çështjen e ujërave ku lidhemi ne si shtet me lumin Lepenc, për çështjen e ajrit, për të gjitha gjërat që e tangojnë Ministrinë e Mjedisit”, tha Sadulla Duraku, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Mendoj që është një mision i veçantë i ne të dyve që të mundohemi që në të dyja anët e kufirit, të fillojmë nga kufijtë, të ndryshojmë mjedisin tonë për të mirë të qytetarëve të të dyja shteteve. Edhe Maqedonia edhe Kosova synim të vetëm dhe të përbashkët kanë synimin evropian, prandaj ne bashkarishtë duke e forcuar dhe duke thelluar bashkëpunimin do të arrijmë që këtë integrim ta lehtësojmë dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian ta afrojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët tonë”, u shpreh Albena Reshitaj, ministre i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës.