Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Ndryshe kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së benzina Euro Super BS-95 dhe Dizeli u shtrenjtuan për një denar, derisa Euro-Super Bs-98 u shtrenjtua për 1.5 denarë.