Zaev: Dua që opozita të bëhet pjesë e Qeverisë, por me Mickovskin nuk bisedohet

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Në një intervistë për “Slloboden Peçat” kryeministri Zoran Zaev i bën thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Qeverisë, por thekson se për këtë temë nuk bisedohet me liderin aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt të mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë, por patjetër që duhet të kesh dikë në anën tjetër për të folur. Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me z. Mickovski nuk bisedohet. Ose, nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dy palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev propozimin e e krahason me qeverisjen në Gjermani, ku CDU dhe SPD kanë qenë në pushtet së bashku për 15 vjet. Ai gjithashtu thotë se në Zvicër, të gjithë janë në Qeveri, kështu që kush fiton është më i përfaqësuar ose është kryeministër. Në atë mënyrë, sipas Zaevit, bllokadat në Kuvend do të përfundojnë dhe gjithçka do të zgjidhet së pari në ekzekutiv.

“Unë u përpoqa në çdo mënyrë, thashë se mund të gjeja një zgjidhje me Gruevskin, por nuk mundem me Mickovskin. Nuk di çfarë të bëj tjetër! Ja tani po e hap edhe këtë, edhe pse kam mandat deri në vitin 2024, por edhe në rrethana të tilla hap mundësinë për të debatuar. Kur të duan ata, atëherë, nga nesër, pas zgjedhjeve lokale, kur të gjithë të jeni gati – atëherë”, tha Zaev.