Martohet Fjolla Morina, këngëtarja vesh fustanin e bardhë


Që nga janari, Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu ar*restin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arr*est shtëpie” në “arr*est me bu*rg”. Mirëpo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqiptare, Fjolla ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.

“Prive” ka mësuar se Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arr*estua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy ar*më me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një ar*më në çantë dhe një në bagazh. Për shkak të kësaj ngjarje të bujshme u zbulua edhe lidhja e saj e fshehtë me Fisnikun.