Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se do ta mbështes kandidatin Boiken Abazi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas Kurtit, e vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi.
“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm”, ka shkruar Kurti.
Tutje, ai ka thënë se Boiken Abazi as nuk shitet e as nuk blihet.
“Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, thotë mes tjerash Kurti.
Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ndërkaq rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen ditën e nesërme.