Pak kohë para martesës, 27-vjeçarja ndërron jetë nga Covid në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Pasojat janë gjithmonë e më shumë fatale dhe viktimat, gjithmonë e më shumë edhe të rinj. Së fundi, Covid-19 i ka marrë jetën pak kohë para martesës, edhe një 27-vjeçareje nga qyteti i Beratit.
Ariola Sakollari (Gjeçi) u infektua me koronavirus 3 javë më parë dhe ishte shtruar në spitalin rajonal të Beratit, në repartin Covid. Gjendja e saj u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ajo qëndroi për dita ditë në intubim, por për fat të keq, nuk mundi të fitonte betejën me Covid. Mësohet se 27-vjeçarja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spital dhe sot u përcoll nga familjarët për në banesën e fundit.

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndërsa së shpejti do të vishte fustanin e bardhë në dasmën e saj.
Edhe e motra e Ariolës së ndjerë ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke luftuar me sëmundjen. Ajo ndodhet në intubim, por sot gjendja e saj është përmirësuar.