Sindikata e Arsimit: Marrëveshjet kolektive, jokushtetuese


Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës do dorëzoj iniciativë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërinë e marrëveshjeve kolektive për arsim fillor dhe të mesëm. Nga Sindikata e arsimit vlerësojnë se marrëveshjet kolektive duhet të vlejnë për të gjithë të punësuarit pavarësisht se a janë të anëtarësuar ose jo në Sindikatë. Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse veçanërisht nga ministri i Arsimit dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale të angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi dhe punëtorët të lirohen nga detyrimi.

Marrëveshjet kolektive si akte nënligjore sillen me qëllim që të vlejnë njëlloj për të gjithë të punësuarit pa marrë parasysh a janë apo jo të anëtarësuar në Sindikatë. Mënyra e këtillë e përdorur është shkathtësi manipuluese nga ana e SASHK-ut që rregullisht drejton letra njoftimi drejtorëve të shkollave se marrëveshjet kolektive vlejnë vetëm për të punësuarit në SASHK dhe se të punësuarit që dëshirojnë të shfrytëzojnë të drejtën e këtyre marrëveshjeve duhet të paguajnë anëtarësim në SASHK ose Sindikatë tjetër – deklaoi Tomisllav Gievski – kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsim dhe Shkencave.